Shtrenjtohet dizeli, ulet çmimi i benzinës

by admin
Spread the love

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të lirohen për një denar për litër, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për një denar, ka njoftuar Komisioni rregullator për energjetikë.

Nga data 28.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 72,00 (denarë/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 74,00 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 63,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 65,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 39,780 (denarë/kilogram)

You may also like