‘Shtova 17 kg gjatë shtatzanisë’, këngëtarja shqiptare: Nuk mbajta asnjë dietë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Marjona Metohu ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan me Rudina Magjistarin. Prej 5 muajsh artistja e re është bërë për herë të parë nënë, teksa ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matias.

Marjona rrëfeu për Rudinën eksperiencën e saj si nënë, si edhe tregoi se si e ka përjetuar shtatzaninë dhe lindjen e djalit, ndërsa zbuloi se ka shtuar 16 kg në shtatzaninë e saj të parë, por që për të nuk përbën asnjë problem.

“Kam shtuar 16-17 kilogram çuditërisht nuk dukeshin shumë. Por barku ishte goxha i madh dhe doktori më thoshte përveçse është një bebe e madhe, janë ujërat dhe në momentin që do lindësh do i humbasësh menjëherë, por nuk humba menjëherë. Unë nuk kam qenë e fiksuar që pas lindjes të mbaja dieta që të humbisja kilet, e vetmja gjë ka qenë mirëqenia e djalit dhe e imja.

Duke qenë se isha dhe me gji duhet të ushqehesha më mirë që të mund ta ngopja djalin. Tani që djali nuk është më me gji sikur po kujdesem pak me pjesën e ushqimit. Por deri në atë moment nuk kam parë asnjë dietë, madje kur më thonin hiq brumërat e këto, nuk është se i hoqa, e kisha pak të vështirë”- tregoi këngëtarja e dashur shqiptare, Marjona Metohu në ‘Rudina’ në Tv Klan.

You may also like