Shtetasi rumun dyshohet se plagosi rëndë një shqiptar në Hamburg

by admin
Spread the love

20 persona po festonin me zgarrë pas një shtëpie publike. Por në fund, një i ri është shtrirë në trotuar me një thikë në shpinë – dhe po lufton për jetën e tij.

Ishte ora 18:35 kur dëshmitarët okularë të tmerruar telefonojnë policinë gjermane: 20 të rinj po ziheshin në rrugën “Buxtehuder Strasse” në Hamburg.

Në vendngjarje mbërrijnë gjashtë vetura policie. Të rinjtë shpërndahen dhe fshihen në shtëpinë publike “Freudenhaus” dhe në oborrin e shtëpisë.

Oficerët e gjejnë në trotuar personin e plagosur rëndë. Sipas informacioneve të “Bild”, bëhet fjalë për një shqiptar, 25-vjeçar, transmeton portali Shtegu.

Ai ka një plagë me thikë në kokë. Gjatë ekzaminimit, mjekët ndihmës zbuluan se ai gjithashtu kishte një goditje me thikë në shpinë. Shqiptari është në rrezik dhe po lufton për jetë në një klinikë gjermane.

You may also like