Shtetasi i Maqedonisë (45) shpërfill kërkesën e gruas së tij për vaksinim dhe vdes

by admin
Spread the love

Një baba (45) i një vajze pesëvjeçare, vdes nga koronavirusi në një spital anglez. Ai nuk ishte vaksinuar, pavarësisht lutjeve të gruas së tij

Me gjithë lutjet e gruas së tij, Gligor Kedioski (45) refuzoi të vaksinohej kundër koronavirusit. Në fillim të janarit shtetasi maqedonas, i cili jetonte në Angli, ndërroi jetë pas tre javësh qëndrim në spital. Ai ishte baba i një vajze pesëvjeçare.

45-vjeçari u vendos në koma artificiale pasi u shtrua në spital për një infeksion të rëndë me Covid-19. Babai i familjes vdiq më 2 janar, raporton britanikja “Daily Mail”, transmeton portali Shtegu.

Gligor Kedioski jetonte në Liverpool, Angli dhe punonte në një fabrikë dhe si shofer. Ai la pas gruan e tij, Biljana, dhe një vajzë pesëvjeçare.

Për mediat britanike miqtë e tij thonë: “Biljana provoi gjithçka për ta bindur atë të vaksinohej, por nuk ia doli. Familjari kishte frikë nga efektet anësore dhe për këtë arsye nuk u vaksinua kundër koronavirusit. Gruaja e tij është plotësisht e vaksinuar.

Të mbijetuarit e tij tani shpresojnë se historia e Gligorit do t’i ndërgjegjësojë të tjerët për rëndësinë e vaksinimit. “Është një kohë shumë e vështirë, veçanërisht për vajzën e tij. Ajo vazhdon të pyesë se kur do të kthehet babai i saj nga spitali”, shpjegon Robert Karalioski, një mik i Gligorit.

Familja dhe miqtë e tij tani po përpiqen ta transportojnë trupin e tij në Maqedoni. Sipas dëshirës së tij, ai do të varroset në vendlindjen e tij, Prilep. Për ta bërë të mundur këtë, Karalioski ka filluar një mbledhje fondesh në GoFundMe. Kjo tashmë ka arritur shumë më tepër se 5 000 paund që kërkohen për riatdhesim.

You may also like