Shtetasi i huaj kapet me marihuanë e gjëra ushqimore të vjedhura në një market

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të huaj në Lipjan, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe disa gjëra ushqimore të vjedhura në një market.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 03.12.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe disa gjëra ushqimore, që i kishte vjedhur në një market. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like