Shtëpia nga filmi i famshëm “Home Alone” vjen me versionin LEGO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LEGO ka krijuar një kopje nostalgjike pikërisht në kohë për festat e fund-vitit.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, seti më i fundit i projektuar nga fansat e LEGO është një kopje e shtëpisë nga filmi klasik i vitit 1990 “Home Alone”, rreth problemeve që lindin kur hajdutët tentojnë të plaçkitin një shtëpi derisa protagonisti Kevin është i vetëm në shtëpi derisa pjesa tjetër e familjes së tij është me pushime.

Seti, i cili përmban 3,955 copë, do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 1 nëntori, afërsisht në të njëjtën kohë kur u publikua filmi, dhe do të shitet për 249.99 dollarë.

Versioni LEGO i shtëpisë është “një rekreacion tepër i detajuar” që është “i vërtetë për filmin”, tha kompania në një njoftim për shtyp. Ofrohet i kompletuar me katin përdhes, me katin e parë, kuzhinën, bodrumin dhe papafingo. Kompleti vjen gjithashtu me figurat e vogla Lego të personazheve kryesorë si Kevin, Harry, Marv dhe plaku Marley.


“Ashtu si çdo fëmijë i viteve 90-ta, unë u rrita duke parë Home Alone dhe zë një vend shumë të veçantë në zemrën time”, tha dizajneri njëherësh adhurues i Lego, Alex Storozhuk në një deklaratë.

“Ky film është shumë nostalgjik dhe bën që ato kujtime të ngrohta të fëmijërisë të shfaqen çdo herë”, ka shtuar ai tutje.

Këto kujtime me siguri do të ngjallen me këtë set, i cili përmban referenca të detajuara për filmin origjinal.

“Duke ndjekur temat e filmit, ne donim ta bënim përvojën sa më gjithëpërfshirëse të jetë e mundur për adhuruesit që ndërtojnë me LEGO dhe filmit”, tha projektuesja e LEGO, Antica Braçanov në një deklaratë.


You may also like