Shtëpia e Bardhë mirëpret një vizitor të ri! Ja për çfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love

Familja e presidentit amerikan Joe Biden ka mirëpritur banorin më të ri të Shtëpisë së Bardhë: një mace dyvjeçare të quajtur Willow.

Një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden tha se shtesa e re mori emrin e qytetit të lindjes së maceve, Willow Grove, Pensilvani.

Macja është e para që jeton në Shtëpinë e Bardhë që nga administrata e Xhorxh W. Bush.

Fotot e maces me sy të gjelbër, u shpërndanë në Twitter nga Jill Biden të premten në mëngjes.

“Willow po vendoset në Shtëpinë e Bardhë me lodrat e saj të preferuara, ëmbëlsirat dhe shumë hapësirë për të nuhatur dhe eksploruar”, tha zëdhënësi i zonjës Biden, Michael LaRosa, për ‘Associated Press’.

Nuk ka pasur asnjë mace në Shtëpinë e Bardhë që nga vdekja e India në vitin 2009, një mace tërësisht e zezë që jetoi me familjen e George W Bush për gati dy dekada.

Përveç Willow dhe Commander, Bidenët kishin më parë dy qen të tjerë gjermanë – të quajtur Champ dhe Major – në Shtëpinë e Bardhë.

Kafsha shtëpiake më e madhe presidenciale, Champ, vdiq në qershor në moshën 13-vjeçare.

Ndërsa qentë kanë qenë banorë më të shpeshtë të Shtëpisë së Bardhë, disa presidentë kanë mbajtur edhe mace në shtëpi, duke përfshirë Bill Clinton, Jimmy Carter dhe Gerald Ford.


You may also like