Shtëllunga tymi dalin nga hambarët vjetër të grurit në portin e Beirut (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamjet ajrore shihet tym që del nga hambarët e lartë të grurit në portin e Beirut të goditur nga shpërthimi monstruoz i dy viteve më parë.

Më 4 gusht është përvjetori i dytë i katastrofës që vrau më shumë se 200 njerëz e plagosi rreth 5000, pa përmendur shkatërrimin masiv të zonës industriale të portit.

Kryeministri në detyrë tha se hambarët e portit janë në rrezik shembjeje pas një zjarri që shpërtheu këtë muaj.

Zyrtarët thanë se zjarri mund të ketë rënë “nga fermentimi i grurit të mbetur në to në temperaturat e nxehta të verës”.

Ngjarja duket se po risjell mes libanezëve traumën e shpërthimit shkatërrimtar, që ndodhi nga ndezja e sasive të mëdha të fertilizuesit nitrat amoni.

Ndërkohë hambarët e portit janë një strukturë 45 metra e lartë me kapacitet prej 100,000 ton, e vetmja e mbetur në këmbë prej shpërthimit.

Zyrtarët thonë se në to ka ende rreth 3,000 ton drith që nuk janë zbrazur prej frikës së shembjes.

Zyrtarët nuk lejojnë njerëz apo mjete të afrohen te to, dhe nuk është e qartë si do të veprohet për zjarrin e konstatuar.