Shtatë zakonet e vendeve, që e kanë përballuar më mirë pandeminë e Covid-19

by admin
Spread the love

Nga Uri Friedman

“The Atlantic

Ka qenë një postim në Twitter, që më ka lënë pa mend për muaj të tërë:një tabelë e vdekjeve për frymë nga Covid-19 në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugut. Kurba e tëdhënave për Amerikën dhe Britaninë ishte shumë e lartë, ndërsa ajo e Koresë së Jugut shumë e ulët.

Edhe pse kohët e fundit vdekjet për shkak të variantit Omicron në Korenë e Jugut janë shtuar,panorama nuk ka ndryshuar shumë.Koreja e Jugut i mbajti vdekjet 40 herë më të ulëta,derisa 75 për qind e popullsisë u vaksinua plotësisht”- thotë mjeku Vinsent Rajkumar.

Përmes reagimit të saj ndaj koronavirusit, Koreja e Jugut është shfaqur deri më sot si një shembull i qeverisjes së qëndrueshme. Dhe nuk është e vetmja. Të dalluara në këtë aspekt janë Zelanda e Re dhe vendet nordike.

Gjithsesi Koreja e Jugut është unike, jo vetëm sa i përket mënyrës sesi e ka ndalur në mënyrë të përsëritur përhapjen e virusit, dhe i ka mbajtur vdekjet në nivele relativisht të ulëta, por sepse nuk ka vendosur kurrë një bllokim të plotë. Për pasojë, ajo ka përjetuar shumë më pak pasoja ekonomike nga kriza, sesa shumica e ekonomive të tjera të mëdha. Po si ia doli vallë?Ja cilat janë 7 zakonet e vendeve shumë të qëndrueshme edhe përballë krizave të mëdha, sikurse është pandemia:

1. Mësoni nga krizat e kaluara, për tu përgatitur për krizën e ardhshme

Në vitin 2015, një epidemi e Sindromës së Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), eshkaktuar gjithashtu nga një koronavirus, nisi të përhapej nëpër spitalet e Koresë së Jugut, e gjeti të papërgatitur qeverinë. Pasi nuk arritën të siguronin në fillim teste të mjaftueshme por edhe informacion transparent për krizën, zyrtarët koreano-jugorë arritën ta vënë nën kontroll virusin. Ajo ngjarje dha Koresë së Jugut besimin e duhur publik që nga fillimi i pndemisë sëSARS-CoV-2, kur të tjerët ishin ose në panik ose të vetëkënaqur, se mund ta parandalonin daljen e situatës jashtë kontrollit.

2. Kanalizojini në politika dhe strategji këshillat shkencore të ekspertëve

Një studim i dhjetorit nga fonacioni “Bertelsmann Stiftung, që ekzaminoi 29 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe OSBE, zbuloi se që në ditët e para të përhapjes sëkoronavirusit, Koreja e Jugut i bazoi ndërhyrjet e saj në ekspertizën shkencore dhe socio-ekonomike nga një sërë institucionesh qeveritare. Sipas fondacionit gjerman, vendet që mund të integrojnë shpejt dhe me sukses këshillat e ekspertëve në politikat e reja, ose të rregullojnë politikat ekzistuese, priren që ti përgjigjen më mirë krizave.

3. Ndiqni të dhënat në kohë reale

Qëndrueshmëria varet nga reagimi i hershëm, dhe nga vendosmëria e qeverive ndaj realiteteve që ndryshojnë vazhdimisht. Nga ana tjetër, kjo kërkon një angazhim bazuar nëmoton “Ndiq të dhënat, si një fanar për politikën dhe vendimmarrjen. Koreja e Jugut ka njëinfrastrukturë të avancuar të dhënave, e cila i dha mundësi autoriteteve të mbledhin dhe analizojnë me shpejtësi lloje të ndryshme të dhënash në lidhje me pandeminë, si një mjet për zbulimin e shenjave të hershme paralajmëruese, dhe vlerësimin e efekteve të politikave qeveritare.

4. Komunikoni në mënyrë të qartë dhe transparente me publikun

Zelanda e Re ka qenë shembulli më i spikatur në këtë aspekt gjatë pandemisë. Por edhe Koreja e Jugut është dalluar. më 30 janar 2020, kur vendi kishte vetëm 5 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria nisi të mbante nga 2 konferenca për shtyp në ditë me zyrtarë të shëndetit publik.

Ajo bëri njoftime për shtyp me të dhëna për situatën dhe hapat për ta luftuar atë. Ndërkohëkrijoi një linjë telefonike 24-orëshe për Covid-19, dhe shpërndau grafikë informatikë mbi masat që duheshin zbatuar për të shmangur infektimin.

5. Kultivoni besimin e publikut tek qeveria dhe bashkëqytetarët.

Politologu i njohur Frensis Fukujama, tha 2 vite më parë se faktori më domethënës në performancën kombëtare kundër pandemisë ishte nëse qytetarët u besojnë udhëheqësve të tyre, dhe nëse këta udhëheqës drejtojnë një shtet kompetent dhe efektiv.

Ndërkohë autorët e një studimi në 177 vende dhe territoreve, zbuluan se fundmi se nëse qytetarët e çdo vendi i besonin njëri-tjetrit në një nivel ngjashëm të lartë me Korenë e Jugut, 21 muajt e parë të pandemisë do kishin sjellë 40 për qind më pak infektime.

6. Dizenjimi i sistemeve të centralizuara që janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve lokale

Duke shfrytëzuar një sistem të centralizuar, por fleksibël, qeveria në Korenë e Jugut ishte në gjendje të krijonte qendra rajonale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe të shpërndante burimet, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e shëndetit publik drejt zonave që kishin më shumë raste me Covid-19.

Ndoshta ky ndërveprim midis sistemeve kombëtare dhe lokale, është më i lehtë për tu realizuar në vende të tilla sesa në ato më të mëdha, më komplekse dhe më të larmishme siç janë Shtetet e Bashkuara.

7. Pranojeni se asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën tërësisht i vetëm

Vendet e qëndrueshme nuk ecin përpara vetëm. Përkundrazi, e kuptojnë se mirëqenia e tyre është e varur nga mirëqenia e pjesës tjetër të botës. Kësisoj, qeveria jug-koreane krijoi tëashtuquajturat flluska udhëtimi me vendet e afërta, ndërsa ndau me shumë vende njohuritë e saj mbi Covid-19, për të shkëmbyer leksione nga përgjigjet e vendeve të tjera. / Marrë me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

Lexo lajme interesante

You may also like