Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Tutje, Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

You may also like