Shtatë këshilla për të përballuar më së miri kritikat – Shqip

by admin
Spread the love

Mund t’ju lëndojë rëndë kur dikush fajëson ju ose performancën tuaj. Qoftë kur është një mik që ju bën të ditur se ngjyra e re e flokëve nuk ju përshtatet, ose supervizori që jua kthen projektin që keni bërë, është e rëndësishme të mbani mend se kritika nuk është domosdoshmërisht një sulm ndaj jush. “Kritika konstruktive mund të jetë një rrugë drejt rritjes dhe përmirësimit”, thotë psikologia nga Sidnei, Elizabeth Neal. Disa prej nesh janë tepër të ndjeshëm ndaj kritikave dhe mund të shpërthejnë shpejt në lot, ndjenja zemërimi apo papërshtatshmërie. Ndërsa këto reagime janë mjaft të zakonshme, asnjë prej tyre nuk është produktiv. Pra, si mund të mësojmë të trajtojmë kritikat në një mënyrë pozitive?

PERGJIGJUNI ME QETESI

Përdorni një përgjigje të thjeshtë për të pranuar se e keni dëgjuar mendimin e tyre. Provoni, ‘Faleminderit për reagimin. Do ta kem parasysh’, ose “Mirë, do ta shoh. Nëse keni një reagim emocional ndaj asaj që ju thuhet, truri juaj hyn në gjendjen “lufto ose mbathja”. Mos u përgjigjni ndërsa jeni në këtë gjendje. “Merrni pak minuta, ndjeni këmbët tuaja në tokë dhe merrni frymë ngadalë dhe thellë, derisa të ndiheni më të qetë”, thotë trajneria e mirëqenies, Trish Everett. “Kur merr frymë në mënyrë të relaksuar, ritmi i zemrës dhe reagimi i stresit do të zbresin, kështu që mund të angazhoni trurin racionalisht, përpara se të reagoni”.

MOS E MERRNI PERSONALISHT

Qoftë nëse kritika është konstruktive, qoftë thjesht e vrazhdë, mos e merrni si fyerje personale. “Është veçanërisht e rëndësishme në një mjedis profesional, që të jeni në gjendje të pranoni kritika ose reagime në lidhje me punën tuaj, pa e marrë personalisht,” thotë Neal. Krijo një distancë midis vetes dhe çështjes, duke i parë kritikat nga një pikëpamje objektive. Shikoni kontekstin dhe kush po i bën kritikat. A vjen nga një person më lartë në hierarki? Nëse po, a është reagim legjitim për performancën tuaj? A është negativitet i parashikueshëm? Nëse është kështu, ndoshta ka më pak të bëjë me faktin që nuk jeni juve të mirë sa duhet, dhe më shumë me ndjenjën e tyre të pamjaftueshmërisë, xhelozisë apo zilisë.

NJIHNI PASIGURITE TUAJA

Komentet kritike mund të aktivizojnë një besim të thellë negativ që kemi për veten tonë, si ‘Nuk jam mirë sa duhet’ ose ‘Nuk më duan’. Duke u njohur me historinë e brendshme që keni për veten, do ta kuptoni se kur të nxiteni nga një koment kritik, mund të jeni duke reaguar me tepri, sepse është aktivizuar besimi juaj negativ. “Reagimi juaj ndaj kritikave varet se sa ndjeshmëri ka kjo çështje e veçantë për ju”, thotë Serena Bailey, një trajnere e jetës, e specializuar në vendosjen e kufijve.

GJEJ PERLEN E FSHEHUR

Lër mënjanë reagimin për të parë se ç’mund të mësosh nga kjo situatë. “Edhe nëse ju lëndojnë, jini të guximshëm dhe pyesni veten nëse ka ndonjë gjë të mirë, në atë që ata thonë, e që mund ta merrni”, sugjeron trajneria e mentalitetit Alyce Pilgrim. “Pastaj, shikoni reagimin tuaj, për të parë se çfarë mund të nxirrni për të mësuar nga kjo situatë. Pyesni veten: «Nëse kjo situatë po ndodh për të shërbyer si një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur, cili do të ishte ky mësim?» Ndoshta po ju thotë se duhet të zhvilloni elasticitet ose qetësi përballë dramës së të tjerëve, ose të mësoni të ngriheni në këmbë për veten tuaj, apo të merrni përgjegjësinë për sjelljet që keni, e të cilat shkaktojnë kritika nga të tjerët”.

MENDOJENI NDRYSHE

Nëse jeni me të vërtetë të ndjeshëm dhe çdo lloj kritike – konstruktive apo jo – ju lëndon, nëse i vini asaj emrin “reagim” mund të ndihmojnë. Ky proces njihet në këshillim si “rikuadrim” dhe vendos një këndvështrim tjetër mbi diçka, duke ju mundësuar ta shihni atë në një dritë më pozitive. “Fjala kriticizëm mund të ketë konotacione negative, prandaj duke e parë atë si reagim, ju ndryshoni menjëherë perceptimin tuaj për të”, thotë Bailey. “Kjo ju lejon të bëni një hap prapa emocionalisht, gjë që ju jep më shumë aftësi për të zgjedhur se si të reagoni”.

SHKONI TEK BURIMI

Bëni një bisedë me personin që ju ka kritikuar. “Është e rëndësishme ta trajtoni me kureshtje, jo me akuza”, thotë Bailey. “Përpiquni të arrini në fund të kritikave të tyre, duke bërë një bisedë prej të rriturish me ta, në lidhje me kritikën – një që është e respektueshme për të dy,” thotë ajo. “Përqendrohuni në atë që po ndodh për ju, në vend që të vendosni faje dhe thoni se për çfarë keni nevojë. Thoni, ‘jam pak e hutuar se ku mund të jetë problemi këtu, dhe do ta doja nëse mund të flisnim më shumë për këtë, në mënyrë që të kuptoj më mirë se nga vjen”.

FORCONI KUFIJTE

Nëse vazhdimisht ju vë poshtë kriticizmi, mendoni që të punoni me vetëvlerësimin dhe kufijtë, me ndihmën e një këshilluesi apo psikologu. Ndërkohë, mendoni të reduktoni sasinë e kontakteve që keni me dikë që ju kritikon rregullisht, me qëllim që të keni më shumë kontroll mbi nërveprimin. “Nëse është dikush që nuk e shmangni dot, përpiquni të jeni më të drejpërdrejtë me ta, ose hiqni dorë nga nevoja juaj për miqësi”, sugjeron Neal. “Health” – Shqip

You may also like