Shtajnaker: Bullgaria nuk duhet të pengojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gudrun Shtajnaker, ish ambasadore gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi dhe ish ambasadore në Bullgari, thotë se Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veirut së pari duhet të kuptojnë se nuk po kuptohen.

Shtajnkaer, në intervistë për BNR, thotë se shkëlqyeshëm i di argumentet e të dy vendeve, por nuk dëshiron të vlerësojë se kush ka të drejtë, ndërsa kush jo. Megjithatë, sipas mendimit të saj, ky problem me siguri nuk do të zgjidhet në kohën më të shkurtër.

Pozitat e Shkupit dhe Sofjes janë shumë të ndryshme dhe citon se negociatat me siguri duhet të udhëhiqen me ndërmjetësim të vendit të tretë.

Sipas diplomates gjermane, për Bullgarinë e rëndësishme është të luftojë me veten dhe të pranojë se ekzistojnë dallime me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se këto dallime nuk do të tejkalohen në kohën më të shkurtër.

Të dy palët, në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, duhet të pranojnë se kanë dallime të mëdha, por punojnë në tejkalimin e tyre dhe arritjen e zgjidhjes së përbashkët. Kjo do të marrë kohë. Deri atëherë, Bullgaria nuk duhet të përzihet me fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse për momentin është punuar vetëm për fillim të procesit negociues.

Ambasadorja Shtajnaker ishte kategorike se asnjë vend nuk do të pranohet në BE derisa ka çështje të pazgjidhura bilaterale. Këtë gabim njëherë e bëri Brukseli me Qipron, por nuk do të përsëritet. Sipas saj, Bullgaria nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse e mbështet fillimin e negociatave për anëtarësim ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dhe këto negociata, tha ajo, do të zgjasin “shumë shumë gjatë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

You may also like