ShSKUK: Mbi 4 mijë persona kërkuan ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë këtë vit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK), ka njoftuar se në klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, 4 mijë e 450 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur.

Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm 362 raste.

Ndërkaq, raste urgjente kanë qenë 1 mijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë gjithsej 1 mijë e 652 raste.

Ndërkohë që vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 771.

Sipas njoftimit, në shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime pedagogjike.

You may also like