ShSKUK: 77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19

by admin
Spread the love

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Spisas ShSKUK, vetëm në Klinikën Infektive ndodhen 27 pacientë, ndërsa një tjetër është në mjekim intensive me oksigjeno-terapi, njofton Klan Kosova.

Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

klankosova.tv

You may also like