Shqiptohen 242 masa në Shkup, 33 masa për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (11.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 242 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 242 masa, nga të cilat 33 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 30 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 3 masa për shoferët të cilit ishin nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut dhe kontribut për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like