Shqiptarët janë dembelë, rikthehet profesor Susaj: Çfarë kam dashur të them

by admin
Spread the love

I ftuari i javës në abcnews nga gazetari Ermal Vaka ishte profesori Lush Susaj i cili spikati 2 muaj më parë në intervistën e tij në rubrikën “Box Pop” ku mori mbi 1 milion shikime brenda 48 orëve. Vox Popi arriti rekorde si në shikueshmëri ashtu edhe në pëlqime, komentime apo dhe shpërndarje duke e bërë më të shikuarën e të gjithë vitit.

Profesori Susaj spikati për shumë deklarata që bëri në “Box Pop” ku njëra ndër ta ishte që shqiptarët janë dembelë duke pasur edhe një pjesë të vogël komentuesish që e kritikonin për këtë deklaratë mirëpo profesor Susaj zgjodhi ti përgjigjej edhe kësaj pjese në intervistën e realizuar për abcnews.

“Jo nuk i kam quajtur shqiptarët dembela por jam kundra atij modeli që thonë më mirë rri kot sesa puno kot, jo më mirë puno kot. Puna lufton nevojën, stresin dhe vesin. Ti s’ke nevojë me punu mbase por ti në rast se nuk shkon tek puna stresohesh, bëhesh njeri me vese, sa djem nënash shkojnë në spital të droguar, vriten të droguar, vriten në prita për pazare droge, po sa djem nënash janë të tillë?

Pra më mirë puno kot edhe me një pazar shumë të ulët … pastaj ka edhe një fenomen tjetër, e kanë shtëpinë në katund dhe shkojnë blejnë qumshtin në qytet e s’dijnë çfarë blejnë … e ka tokën aty e le djerrë dhe shkon blen domatet … këtij i them dembelizëm unë”., tha ai.

You may also like