Shqipja shpërthen kundër Santianës dhe Bucit: S’e kam dashur asnjëherë lojën tuaj

by admin
Spread the love

 

 

Shqipja tregon për distancën që ka krijuar me Santianen, pasi ato të dyja ishin të afërta në fillim.

“Sa i përket Santianës, Bucit dhe lojës së tyre, kam qenë kundër që në fillim, nuk më ka pëlqyer dhe që aty, unë jam ndarë nga Santiana, nuk e kam dashur fare si histori, kam dashur ta mbroj, por kur ajo nuk mbron veten e vet, normalisht që une do t’u bie në kokë të gjithëve.” – shprehet Shqipja.

“Në momentin që Buci e ka sjellë gruan e vet këtu, dhe Santiana e ka sjellë të dashurin në shtëpi, normalisht që unë do të komentoj atë që shikoj në shtëpi. Në momentin që ata i kanë vënë në lojë të dashurit e tyre, pse të mos i vë unë.” – ka vazhduar ajo.

Mes këtyre Shqipja tregon që ka pasur shumë vëmendje të tepruar nga familjarët e saj, dhe ajo e ka vuajtur shumë këtë, pasi nuk i ka pëlqyer vëmendja e tepruar.

Më pas Santiana e sulmon Shqipen duke e akuzuar që ajo pjesën e ankthit që e ka përmendur, sidomos me rastin me Ganiun, e ka vetëm për lojë, duke e bërë Shqipen të tregojë që ka vuajtur nga një person që ka pirë, dhe për këtë arsye ndihet kështu.

You may also like