Shqipëria zhgënjen edhe ndaj Islandës, kuqezinjtë dorëzohen në frymën e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria zhgënjen edhe në sfidën e fundit ndaj Islandës pasi barazon me rezultatin 1-1 në “Air Albania”. Edhe pse ishin për 80 minuta në superioritet numerik, Shqipëria nuk ia del dot të fitojë, ndërsa golit të Lenjanit, iu përgjigj Anderson në frymën e fundit të takimit.

Ndeshja nis mirë për Shqipërinë që dikton rritmin që në minutat e para. Myrto Uzuni i vjedh kohën mbrojtësit Gunnarsson dhe niset i vetëm drejt portës. Mbrojtësi islandez detyrohet të shkaktojë faull, por ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari i takimit pasi ishte lojtari i fundit në linjën e mbrojtjes.

Islanda është me 10 lojtarë dhe Shqipëria e ka më të lehtë të diktojë ritmin. Shqipëria fillon gradualisht të kërkojë golin me Myrto Uzunin që shfaqet si rrezik konstant në zonën kundërshtare. Megjithatë, sulmuesi beratas nuk është shumë i qartë përpara portës.

Pikërisht nga këmbët e Uzunit vjen edhe goli i Shqipërisë. Beratasi harkon bukur për Lenjanin. Ky i fundit godet me kokë dhe mposht portierin kundërshtar. Shënon Shqipëria dhe gjithçka duket se është me e lehtë për të besuarit e Rejas.

Dyshja Uzuni-Lenjani duket sikur kanë kohë që luajnë bashkë rregullisht dhe vazhdojnë të rrezikojnë portën kundërshtare. E njëjta situatë duket edhe në pjesën e dytë me Shqipërinë që përpiqet të mbajë kontrollin e lojës.

Provon edhe Islanda të lejë shenjë edhe pse me 10 lojtarë. Megjithatë, dy ndërhyrje vendimtare të Strakoshës nuk e lejojnë topin të shkundë rrjetën e Shqipërisë.

Në minutat e mbetura, Shqipëria provon të menaxhojë goline shënuar nga Lenjani, por zhgënjen në frymën e fundit. Kur pritej që ndeshja të përfundonte me fitoren e kuqezinjve, Andreson ndëshkon Shqipërinë dhe vulos rezultatin final në 1-1. Me këtë barazim Shqipëria e mbyll këtë edicion në vend të fundit pa asnjë fitore. /oversport.tv

You may also like