Shqipëria, ushtarë të tjerë në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Shqipëria vitin e ardhshëm do të dërgojë edhe 40 ushtarë të tjerë në misionin e KFOR-it, tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai për mediat në Kosovë ka thënë se Shqipëria aktualisht ka më shumë se 100 ushtarë në KFOR.

Që kur një grup i armatosur prej rreth 30 personash, i udhëhequr nga Milan Radoiçiç, asokohe president i Listës Serbe, organizata kryesore politike në mesin e serbëve në Kosovë, hapi zjarr dhe vrau policin e Kosovës Afrim Bunjaku në fund të shtatorit, aleatët perëndimorë kanë shtuar numrin e anëtarëve të misionit paqeruajtës.

Ajo që autoritetet e Kosovës e quajtën sulm ndaj sovranitetit të Kosovës dhe akuzuan autoritetet serbe se qëndronin pas atij “akti terrorist”, i detyroi aleatët perëndimorë të rrisin numrin e anëtarëve të KFOR-it në Kosovë në 5,000, nga 3,800 më parë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se Beogradi zyrtar po planifikon një sulm të ri në veri të Kosovës.

Ai tha këtë në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se qëllimi i sulmit në fshatin Banjskë më 24 shtator ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Kurti pretendon se Radoiçiç po planifikon sërish sulme të reja me pjesëtarët e Mbrojtjes Civile.

Radoiçiç po takohet fshehurazi me zyrtarë të lartë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) në jug të Serbisë, me të cilët po përgatitet për një sulm të ri në veri të Kosovës, sipas zyrtarëve kosovarë. /tesheshi.com/

You may also like