Shqipëria U19 reziston vetëm një pjesë, djemtë kuqezi mposhten nga Belgjika

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare Under 19 ka nisur me humbje aventurën e saj në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U19, finalet e të cilit do të zhvillohen në vitin 2023.

Djemtë kuqezi që drejtohen nga Armando Cungu janë mposhtur 3-1 në Belgjikë nga bashkëmoshatarët belgë.

Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë. Belgët kanë zhbllokuar sfidën me Sadiki sapo fillon fraksioni i dytë i lojës, por Shqipëria barazon shumë shpejt me Dakën. Stroeykens rikthen në avantazh belgët, ndërsa Vermant shënon edhe golin e tretë në kohën shtesë.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë U19 do të jetë në 24 shtator kundër Spanjës U19. / Oversport.tv

You may also like