Shqipëria nis sot rrugëtimin në Nations League, pengesa e parë është Islanda

by admin
Spread the love

Shqipëria do të nisë sot rrugëtimin e saj në Nations League pasi do të përballet në transfertë me Islandën në kuadër të grupit 2 të Ligës B. Djemtë e Edy Rejas kërkojnë fitoren në këtë takim, ndërsa pretendimet janë që të dalë në krye të grupit pasi përjashtimit të Rusisë që konsiderohej edhe konkurrenti më i fortë.

Kështu, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavík, sfida do të nisë në orën 20:45 dhe objektivi është i qartë. Megjithatë, kuqezinjtë kanë disa mungesa që peshojnë si Armando Broja, Myrto Uzuni apo Keidi Bare.

Për rrjedhojë, tekniku italian do të vijë me disa risi në formacion ku pritet ta nisë nga minuta e parë bomberi i Tiranës, Taultant Seferi. Bashkë me të në krye të sulmit pritet të jetë edhe Sokol Cikalleshi.

Hapësirë pritet të ketë edhe Ivan Balliu që do të mbulojë krahun e djathtë, ndërsa Hysaj do të spostohet në ekstremin e majtë. Tre pikët janë ato që kërkojnë kuqezinjtë, që me një fitore në ditën e sotme do të merrte menjëherë kryesimin e grupit pasi Islanda dhe Izraeli ndajnë nga një pikë pas barazimit në ndeshjen e parë. /oversport.tv

Formacioni i mundshëm

You may also like