Shqipëria në lojërat olimpike. Skiatori Denni Xhepa renditet i 28. Përfaqësuesi i Kosovës, Albin Tahiri në vendin e 37

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paraqitje pozitive e skiatorit, Denni Xhepa në garën e sllallomit special në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Ai u klasifikua në vendin e 28-të mes 88 pjesëmarrësve.

Xhepa i realizoi me sukses të dyja provat, teksa në të parën shënoi kohën e 34-t më të mirë, 58”32, duke u renditur mes 44 finalistëve që do të vijonin më tej garën.

Në zbritjen e dytë, Xhepa dha kohën 54”96, duke u renditur në vendin e 28-të, një rezultat mjaft i mirë për Shqipërinë në këtë Olimpiadë Dimërore. Koha e tij ishte +9”19 nga vendi i parë

Në garën e sllallomit gjigant të zhvilluar pak ditë më parë, Xhepa nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u rrëzua dhe u eliminua. Denni Xhepa është përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore “Pekin 2022”.

Skiatori 18-vjeçar Dennis Xhepa banon në Sestriere të Italisë. Ai filloi të merrte pjesë në veprimtari të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) që nga viti 2019 dhe u radhit në vendin e 10-të në sllallom në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve të Italisë. Në qershor 2021, Xhepa u miratua nga FIS-i për pjesëmarrjen në “Pekin 2022”, si përfaqësues i Shqipërisë.


Top Channel

You may also like