Shqipëria luan miqësore me Lihtenshtajnin në qershor

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka aranzhuar miqësoren e parë për muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të premten ka njoftuar se Shqipëria më 3 qershor do të përballet me Lihtenshtajnin, ndeshje kjo që do të luhet në Austri.

Në njoftim thuhet se kjo miqësore është në kuadër të përgatitjeve para Kampionatit Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

Po ashtu, FSHF-ja ka bërë të ditur se orari dhe stadiumi i miqësores me Lihtenshtajnin do të përcaktohet ditët në vijim, ndërsa po punon intensivisht për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin qershor.

Shqipëria, në muajin mars do t’I luajë dy miqësoret e para, ku më datën 22 do të përballet me Kilin në Itali, ndërsa tri ditë më vonë do të luaj me Suedinë.

Në “Euro 2024”, Shqipëria është pjesë e Grupit B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Ndeshjen e parë të grupit në Evropian, Shqipëria do ta luaj ndaj Italisë më 15 qershor, përpara se të përballet me Kroacinë (19 qershor) dhe Spanjën (24 qershor). Për Shqipërinë, kjo do të jetë paraqitja e dytë në një Evropian.

 

You may also like