Shqipëria ia nis mbarë, mposht Ukrainën

by admin
Spread the love

Kuqezinjtë kanë treguar formë të lartë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e Sylvinho kanë nisur me fitore ndeshjen e parë të Ligës B, grupi i parë.

Ata si mysafirë ishin më të mirë se sa kundërshtari i rrezikshëm Ukraina, e cila erdhi e para në epërsi përmes Yukhym Konoplia në minutën 49’.

Shifrat ndryshuan kur kuqezinjtë barazuan vetëm pesë minuta më vonë përmes Ardian Ismailit.

Golin e fitores në minutën e 66-të e shënoi Jahir Asani kur shpërtheu mbrojtjen ukrainase.

Shqipëria ndodhet e dyta në grup me tri pikë, po aq sa edhe Gjeorgjia e para, por me gol diferencë më të mirë, pasi mposhti Çekinë sot 4:1.

Ndeshja e madhe e radhës do të zhvillohet pikërisht ndërmjet Shqipërisë e Gjeorgjisë më 10 shtator.

You may also like