“Shqipëria është në kufijtë e analfabetizimit”, Grida Duma: Studentët rrinë më shumë në kafe sesa në librari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e PD-së, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për situatën ku ndodhen studentët shqiptarë, në një kohë ku qeveria po mendon të marrë një borxh për ndërtimin e konvikteve.

Sipas Grida Dumës, sot studentët shqiptarë, nuk kanë kushtet minimale për tu quajtur të tillë. Mes të tjerash deputetja demokrate shton se Shqipëria është në kufijtë e analfabetizimit.

“Ne u japim modelin e luksit të vjedhur. Çfarë modeli i ofrojmë brezit të ri sot. Kush është roli për studentin sot. E dimë që të gjithë. Modeli që po i japim rinisë shqiptarëve është ai që përfiton më shumë. Ai që ka njohje dhe i serviloset pushtetit.”

“Studenti shqiptar më shumë rri në kafe sesa në librarinë e universiteti. Bibliotekat janë 5 me 5. Ku është biblioteka online. Askund. Ku është kriteri i notës dhe i meritës. Pse i themi brezit të ri që nuk lexon e nuk punon por ne u japim model që nuk kemi investuar asgjë. Minimalisht të kenë praktikat e sigurta.”

“Universiteti shqiptar është bërë njëlloj si Gjimnazi. Teori përmendësh kërkojnë.” tha Duma mes të tjerash.

You may also like