Shpresoj që Rusia të mos sulmojë Ukrainën – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se Rusia nuk do të përdorë sulmin e armatosur dhe pushtimin e Ukrainës dhe se një veprim i tillë nuk do të ishte një veprim racional për Rusinë dhe rajonin, raportoi Anatolia.

Erdogan ishte i ftuar në një program special të televizionit turk NTV ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për aktualitetin.

Erdogan preku gjithashtu krizën ruso-ukrainase, duke thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

“Ne mund të presim dy liderë (Rusi dhe Ukraina) në vendin tonë dhe të hapim rrugën për rivendosjen e një mjedisi paqësor”, tha Erdogan, duke shtuar:

“Shpresoj se Rusia nuk do të synojë një sulm të armatosur dhe pushtim të Ukrainës. Një hap i tillë nuk mund të jetë një lëvizje racionale për Rusinë dhe rajonin tonë”.

Erdogan tha se presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Ankaranë në fillim të shkurtit dhe se kjo vizitë “mund të fillojë një epokë të re në marrëdhëniet turko-izraelito”.

Duke folur për ekonominë, Erdogan nuk e fshehu optimizmin e tij për periudhën e ardhshme.

“Ne jemi shumë optimistë për periudhën e ardhshme. Një kurs i qëndrueshëm i këmbimit në periudhën e fundit është në favor të këtij qëndrimi optimist”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like