Shpresat e Shqipërisë pësojnë nga Anglia

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë është mposhtur në shtëpi nga Anglia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të kësaj gjenerate. Ndeshja që u luajt të martën mbrëma në Elbasan dhe i takoi Grupit G kualifikues, përfundoi me shifrat 3:0 në të mirë të Shpresave të Anglisë.

Shqipëria arriti t’i bëjë ballë Anglisë vetëm në pjesën e parë që përfundoi pa gola, pasi anglezët në të dytën shënuan tri herë për ta siguruar fitoren. Folarin Balogun (47’, 62’) dhe Curtis Jones (52’), shënuan për fitoren e Anglisë.

Me këtë triumf, Anglia mbetet e dyta në grup me 16 pikë, tri më pak se Çekia që ka edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Ndërkohë, Shqipëria mbetet në kuotën e nëntë pikëve dhe zë vendin e katërt.

Shqipëria ka një pikë më shumë se Kosova që renditet e parafundit, ndërsa Sllovenia është e treta me dhjetë pikë. Andorra nuk e ka asnjë pikë, pasi në shtatë ndeshje ka regjistruar po aq humbje dhe është në fund të tabelës.

You may also like