Shpresa të pakta shpëtimi për të bllokuarit në minierën e kripërave në Spanjë (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grupe e shpëtimit nuk arrinin të avanconin sot drejt tre punëtorëve të bllokuar në një galeri të thellë miniere në veriperëndim të Barcelonës, teksa thonin se ‘trembeshin për më të keqen’.

Zyrtarët në minierës e shembur të kripërave thanë se po hetojnë shkaqet e incidentiti të rëndë në rreth 900 metra thellësi.

“Autoritetet nuk kanë arritur ende te të bllokuarit pasi duhet të sigurohen për një operacion të sigurtë,” tha ministri i brendshëm Joan Ignasi Elena, duke shtuar se do të ishte e pakujdesshme që një operacion i tillë të nxitohej.

Por shumë media lokale dhe kombëtare thonin se tre punonjësit kanë vdekur tashmë, duke cituar burime mes grupeve të shpëtimit.

Kur galeria u shemb punonjësit po kryenin detyrat e tyre të përditshme, tha kolegu i tyre minator Carlos Arnaldo i cili shtonte se është e vështirë të besosh se mund të kenë mbijetuar.

“Nganjëherë miniera nuk të jep asnjë paralajmërim, tavani shembet dhe s’mund të bësh asgjë”, tha ai.

“Ky është një lajm i tmerrshëm,” tha ministrja e punës Yolanda Diaz, duke dërguar ngushëllime dhe solidaritet me familjet dhe kolegët e punonjëve të bllokuar në minierën Suria.