Shpopullimi i vendit, Partia e Lirisë: Do ta çrrënjosim korrupsionin në çdo çmim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas intervistës së Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman ”Konrad Adenauer” në Tiranë në DW.

Ruttershoff u shpreh për DW, se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria, është korrupsioni.

Ndërsa Blushi shkruan se Partia e Lirisë, është vendosur ta çrrënjosë korrupsionin me çdo çmim dhe se “miliardat e vjedhura do t’ua kthejmë shqiptarëve”.

Postimi:

DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM!
MILIARDAT E VJEDHURA NGA BNADA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE!
Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit. Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë. Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Vetëm lfufta pa kompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE. Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria. Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë. Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE!
KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!”,-shkruan Blushi.

You may also like