Shpëtoi sportisten nga fundi i pishinës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Imazhi i Anita Alvarez, e cila mbeti në fund të pishinës gjatë performancës së saj në Kampionatin Botëror të notit të sinkronizuar bëri xhiron e botës. Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u zhyt në pishinë për ta ndihmuar, duke i shpëtuar jetën.

Sportistja amerikane u përmend menjëherë dhe tani gjendja e saj paraqitet e mirë, siç e konfirmoi edhe trajnerja e saj.

“Ishte një frikë e madhe, u zhyta sepse njerëzit e sigurisë nuk e bënë – tha ajo për gazetën spanjolle “Marca” –

Kisha frikë, sepse pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo ndihet mirë. Më trembi shumë. Tani ajo duhet të pushojë, do të jetë mirë për finalen e ekipit.”

39-vjeçarja, shtoi më tek në Instagram:

“Çfarë dite, mendoj se ndjeva çdo lloj emocioni të mundshëm! Prvova e Anitës ishte e pabesueshme, performanca e saj më e mirë ndonjëherë. Ajo kërkoi kufijtë e saj dhe i gjeti.

Por tani ajo është mirë, e konfirmuan edhe mjekët. Të gjithë e dimë se çfarë ndodh në sportet e tjera: çiklizëm, maratonë, atletikë … disa nuk e arrijnë vijën e finishit dhe disa madje përfundojnë duke u zvarritur ose duke u bie të fikët. Edhe sporti ynë është shumë i vështirë. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u rikuperuar”.

You may also like