Shpëtohen 4 shtetas të Maqedonisë që ishin bllokuar në malin Kozhuv

by admin
Spread the love

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se gjatë ditës së sotme janë shpëtuar 4 persona që kishin mbetur të bllokuar në Malin Kozhuv, për shkak të erës dhe reshjeve të borës, përcjell TV21. Nga QMK theksojnë se 4 personat nuk kishin qenë të qasshëm për familjarët, që prej pasdites së djeshme.

“Ndryshe, raportimi në 112 në QKM për katër personat e zhdukur është marrë në orën 14:50 të ditës së sotme. Babai i njërit prej personave të humbur ka telefonuar i shqetësuar, pasi personat nuk ishin në dispozicion për më shumë se një ditë, moti ishte shumë i ftohtë me erë dhe borë, dhe hera e fundit që babai kishte kontaktuar me telefon ka qenë rreth orës 15:00. një ditë më parë (4 shkurt 2023, të shtunën). Ai tregoi se, edhe pse vazhdimisht ka tentuar t’i kontaktojë me telefon, ata nuk kanë qenë të qasshëm në të katër numrat. Konkretisht, katër të zhdukurit, së bashku janë larguar dje nga vendbanimi “Smrdliva Voda”, i cili është rrëzë malit, drejt fshatit “Mala Rupa” në malin Kozhuv.

Nga QMK njoftojnë se personat e humbur janë gjetur në vendin e quajtur “Malla Rupa”, mbi vendbanimin “Smrdliva Voda”.

“Pas një kohe të shkurtër personat e zhdukur janë gjetur në malin Kozhuv, konkretisht në afërsi të lokalitetit “Malla Rupa” mbi vendbanimin “Smrdliva Voda”, dhe në komunikim dhe ndihmë nga qytetarët, banorët vendas, dhe anëtarët e shoqërive alpiniste. Katër personat e zhdukur të cilët janë gjetur të gjallë dhe shëndoshë nga entet e punësuara të Sistemit të Menaxhimit të Krizave (SMK) nga Gjevgjelia, sot vonë pasdite janë dërguar në shtëpitë e tyre”, shtojnë nga QMK./tv21.tv







Artikulli paraprakAktakuza e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua dhe u keqpërdor seksualisht




You may also like