Shpëtim Nazarko zbardh prapaskenat e dorëheqjes së deputetëve

by admin
Spread the love

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me dorëheqjet e deputetëve të Partisë Demokratike për të cilët u shpreh se ata kanë marrë vendime të tilla ndoshta pasi kanë llogaritur edhe vështirësitë në të cilën ndodhet aktualisht kjo forcë politike.

Ai tha se Rushaj ka mbajtur një qëndrim logjik gjatë mandatit të tij, ndërsa theksoi se largimi i Grida Dumës nuk është ndonjë humbje e madhe.

“Nëse e shikon me seriozitet ngjarjen mendoj se është produkt i vështirësisë që duhet të marrë qoftë Grida Dumaj apo Rushaj në bazë të tronditjeve që ka marrë Partia Demokartike. Besoj se palët mund të kenë llogaritur vështirësitë që duhen ndjekur nga tërmeti i madh që ndjen PD me ndarjen e dy grupeve dhe nuk ka më çatitë mbrojtëse as për kryetarët e tyre jo më për ta. Ata kanë llogaritur vajtjet përpjetë dhe kjo është e vështirë, dhe tashmë kjo mund të arrihet vetëm me këllqet e tua. Rushaj pas 6 marsit s’ka qenë në seancë fare dhe ndoshta hyn në kategorinë e njerëzve që është aty i tërhequr për një statujë ose për shkak të figurave që rrezatojnë një qetësi. Ai ka mbajtur qëndrim logjik gjatë mandatit. Janë dy deputetë që kanë folur më shumë se të tjerët, por që për mua s’ka ndonjë vlerë sepse për mua asnjë s’ka dhënë ndonjë ide për partinë. Nëse nuk kemi opozitë, budalliqet e bëra nga PS do të jenë të mëdha, por mendoj se nuk është ndonjë humbje e madhe ikja e Gridës”, u shpreh Nazarko.

You may also like