Shpëtim Duro feston ditëlindjen, Egnatia i bën një dhuratë të veçantë teknikut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar kampionati për këtë vit, por skuadrat e Superiores nuk kanë ndalur punën e tyre. Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro është surprizuar nga stafi dhe lojtarët, që i kanë bërë një dhuratë shumë të bukur për ditëlindjen e tij të 63-të.

Një tortë me ngjyrat e klubit, ku spikasin një fotografi e teknikut dhe një foto e madhe e skuadrës në stërvitje ka qenë dhurata e klubit rrogozhinas për trajnerin, që ka ngjitur skuadrën në zonën e lartë të renditjes.

“Shumë urime për trajnerin Duro. KF Egnatia uron trajnerin Duro për ditëlindjen e tij. Gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në drejtimin e skuadrës”, shkruhet në urimin e klubit në faqen zyrtare në Instagram. / Oversport.tv

You may also like