Shpërthimi në banesën e Dukës/ Reagon Meta: Institucionet të zbardhin këtë ngjarje të rëndë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të banesë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meta i bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje, të cilën e konsideron shumë të rëndë.

Gjithashtu ai thekson se një akt i tillë kriminal shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.‘Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve’, shkruan Meta.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like