Shpërthimet vrasëse lënë 13 të vdekur në qytetin separatist pro-rus në lindje të Ukrainës (fotot)

by admin
Spread the love

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur sot në një seri shpërthimesh të përgjakshme në qytetin separatist Donetsk në lindje të Ukrainës, njoftonte kryebashkiaku pro-rus i zonës.

Alexei Kulemzin fajësonte për vdekjet “goditje hakmarrëse” të artilerisë së Ukrainës.

Pala ukrainase ende nuk ka komentuar por qyteti është kontrolluar nga autoritetet pro-ruse që prej vitit 2014, dhe ka pasur shpesh sulme nga forcat ukrainase.

Rrjeti BBC shkruante se informacionet e konfirmuara nga vendi janë të vështira për t’u arritur, por autoritetet vendase thanë se vendi është goditur nga nënë predha artilerie 150mm në zonën Kuibyshevsky të Donetsk, nga perëndimi i qytetit.

Lideri vendas Denis Pushilin akuzonte ushtrinë e Ukrainës se ka shënjestruar qëllimisht civilët duke goditur një dyqan, një bankë dhe një ndalesë autobusi.

Megjithse forcat ruse mbajnë rajonin jugor të Donetsk që prej nisjes së operacionit ushtarak në shkurt, Ukraina ka luftuar në periferi të qytetit.

Forcat e Ukrainës kanë nisur disa ofensiva ditët e fundit duke bërë progres të konsiderueshëm në rajonin e Karkiv.

Kreu i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai, publikonte një video ku një tank ukrainas kalonte mbi një urë të improvizuar.

Haidai shkruante se Ukraina tashmë kontrollon krahun e majtë të lumit Oskil që konsiderohet si linja e frontit të luftës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulme ndaj impjantit bërthamor elektrik të Zaporizhzhia por Kremlini i ka quajtur pretendimet “gënjeshtra” duke u zotuar se do të mbrojë të vërtetën e historisë. /BBC/