Shpërthen keq Ylli Manjani, reagon për deklaratën e bujshme dhe i bën kërkesën e fortë Sokol Ballës

by admin
Spread the love

Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë ndaj gazetarit Sokol Balla. Ky reagim vjen pas një një episodi që pretendohet se ka ndodhur në Amerikanë, sipas rrëfimit të një personi i quajtur Muhamet Omari. Ky i fundit ka thënë se në rrugët e “Time Square” e ka dëgjuar gazetarin duke sharë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Manjani i kërkon Ballës  të heqë dorë nga gazetaria pasi nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.

Postimi i Manjanit:

“Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur.

Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistit Sokol Balla.

Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje:

ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!

Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!?

E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetar të PD, por legjendë tani në pleqni!

Shumë e çuditshme!

Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.

Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës.

Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot. Por ky pilaf i shpifur nuk mban më ujë…”-shprehet Manjani.

You may also like