Shpërthen keq Ylli Manjani: Prokuroria të mbyllë në burg, ata që helmojnë masivisht popullsinë me barna të rreme

by admin
Spread the love

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet llogarisë së tij “Facebook”, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vendin tonë. Specifikisht, Manjani thekson çmimet e barnave si dhe cilësinë e tyre. Sipas Manjanit, “a di njeri të shpjegojë llogjikën ekonomike të çmimeve të kontrolluara të shitjes së tyre?! Për më tepër, si ka mundësi që një bar futet në Shqipëri me çmim reference 20 euro dhe shitet në farmaci 400 lekë?! Vetëm dreqi e spjegon këtë skemë se tregu i lirë jo”, thekson Manjani.

Reagimi i Manjanit:

Nuk di të them se ç’kanë bërë ata farmacistët që u arrestuan pak orë përpara grupit të Thomait, por çështja e cilësisë së barnave që shiten në farmaci është me rëndësi jetike. Qartësisht barnat nuk janë të cilësisë që pretendohet në amballazhet e tyre. Mjekët tanë bëjnë cirk dule përshkruar doza më të larta ose shpërndarje orare të pazakonta të marrjes së tyre nga pacientët. E bëjnë sepse janë të vetëdijshëm që cilësia e barnave nuk është e duhura.

Nga ana tjetër a di njeri të shpjegojë llogjikën ekonomike të çmimeve të kontrolluara të shitjes së tyre?! Për më tepër, si ka mundësi që një bar futet në Shqipëri me çmim reference 20 euro dhe shitet në farmaci 400 lekë?! Vetëm dreqi e spjegon këtë skemë se tregu i lirë jo! Ideja është që këtë diferencë e mbulon shteti me fondet e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Këtu fillon e mbaron problemi. Te shteti pra, që përdor paratë e atyre që paguajnë për të financuar këtë skemë abuzive fund e krye.

Kjo skemë bazohet në një padrejtësi të madhe. Sepse ata që pahuajnë pahuajnë për shumicën që s’paguan!!! Këtu, pra tek kjo skemë që e trajton popullsinë si pensionistë pavarësisht moshës, gjendjes shëndetësore apo mundësive financiare, e kanë burimin të gjitha skemat k*orruptive. Këtu, pra tek kjo skemë e ka burimin cilësia skandaloze e barnave. Me këtë rast nëse ata farmacistë kanë siguruar barna cilësorë për pacientët, me thënë të drejtën janë heronj jo fajtorë.

Kjo skemë është e etatiste sepse rrit ndërhyrjen e shtetit në çështje të shëndetit që do të thotë ul cilësinë e shërbimit. Shteti i përgjegjshëm riimburson pensionistët dhe nevojtarët direkt dhe jo tregëtarët. Shteti i përgjegjshëm nuk ndërhyn në treg, as vendos çmime por zbut pasojat e tij për të pamundurit. Sepse si të mundurit si të pamundurit duhet të marrin barna të çertifikuar dhe cilësorë. Nuk e di kur prokuroria do ta zbërthejë njëherë të vetme këtë skemë që të mbyllë në burg ata që helmojnë masivisht popullsinë me barna të rreme!? Këtu duhet kërkuar krimi i vërtetë… Ndërkohë ilaçet do vijojmë ti blejmë jashtë shteti, aty ku blihet cilësia”, shkruan Ylli Manjani në Facebook.

You may also like