Shpërthen keq Adi Krasta: Nuk zhgënjehem nga faqezinjtë që po udhëheqin vendin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta, ka dhënë një intervistë për televizionin Koha në Kosovë, ku ishte i ftuar në programin e Ron Gjinovcit, ku foli për një sërë çështjesh.

Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë”, tha Krasta, i pyetur se a u pëlqejnë shqiptarëve liderët autoritarë, Krasta tha: “Shqipëria meriton qeverisjen që ka”.

Krasta u ndal gjatë edhe te çështja e bashkimit kombëtar, ku u shpreh se; “nuk flitet për bashkimin në mënyrë folklorike, duhet folur në mënyrë pragmatiste“, shprehet Krasta. “Edi Rama dhe Kurti janë të parëndësishëm në një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën”, shtoi gazetari.

Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen”, tha Krasta.

Gjatë emisionit ai u përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera për aktualitetin në Shqipëri dhe Kosovë.

Krasta foli edhe për gazetarinë, duke treguar se cili është modeli i një gazetari të mirëfilltë.

Moderatori e kishte një porosi edhe për gjeneratat e reja: “Nuk është gjithçka Fifi dhe Mumajesi”, tha Krasta.

Në fund, prezantuesi Rron Gjinovci e përqafoi Adi Krastën dhe e dekoroi me flamurin e Kosovës.

You may also like