Shpërthen Ilir Demalia: Kjo është gjëja më e tmerrshme se raporti i DASH për Shqipërinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Raporti i DASH për korrupsionin në Shqipëri, është një raport i bazuar në atë që shohin vetë shqiptarët, thotë opinionisti Ilir Demalia. Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, ai shprehet se raportet nga Departamenti Amerikan i Shtetit po përkeqësohen nga viti në vit, ndërsa kriza politike po thellohet më tej.

“Nuk mendoj se na sjell ndonjë gjë të re raporti i DASH. Këto raporte nga viti në vit po përkeqësohen, në vend që të kenë përmirësim.

Autoritarizmi është bërë më i fuqishëm. Rama sot ka shumë më fuqi se sa kishte vitin e kaluar. Tashmë është shkërmoqur dhe opozita. Dhe opozita ka qenë pjesë e korrupsionit dhe krimit dikur, siç është opozita sot.

Në këtë situatë, politika amerikane po punon me plan emergjent dhe plan afatgjatë. Emergjent është që të eliminojë sa më parë ndikimin rus dhe kinez, për të penguar ndikimin në Ballkan. Edhe brenda opozitës, ku Berisha akuzon Bashën si i kapur me rusët, Basha thotë që Berisha duhet të shkojë në gjyq. Nga ana tjetër, ministrat dhe deputetët e Ramës janë kapur për korrupsion të lartë”.

Përballë një niveli të lartë korrupsioni, vetë shqiptarët janë të gatshëm të korruptohen, shprehet Demalia.

“Nuk ka garë dhe nuk ka vlera. Kjo bën që dhe të rinjtë janë më keq se të vjetrit, kultivohet e njëjta mendësi.

Këtu bëjnë garë kush është më i pasur, kush ka makinën më të shpejtë. Më e tmerrshmja është kur dalin në studio televizive, bëjnë moral dhe kërcënojnë njëri-tjetrin për afera që ia dinë njëri-tjetrit. Dhe vetë media është bërë pjesë e krimit politik. Është thelluar shumë kriza dhe korrupsioni”.

Raporti i DASH për Shqipërinë rendit probleme si korrupsion, mos ndëshkim në të gjitha nivelet e qeverisjes, mungesë pavarësie në sistemin gjyqësor, si dhe kufizim i lirisë së shprehjes.

Sipas raportit të DASH, qeveria nuk e zbatoi legjislacionin që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.

Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti.

Në raportin e DASH, përfshihet dhe një raport i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që nxori disa gjetje për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, si blerja e votave, rrjedhja e të dhënave personale dhe avantazhi i konsiderueshëm i partisë në pushtet”, shkruan Demalia.

You may also like