Shpërthen Edmond Panariti: Një turp dhe skandal! Hetim i menjëhershëm i këtij manipulimi të zbuluar nga këshilltari ligjor i Ilir Metës

by admin
Spread the love

Në një dalje “live”, në rrjetet sociale të presidentit Ilir Meta, ka folur këshilltari i për Çështjet Ligjore Bledar Dervishaj i cili ka denoncuar manipulimin dhe falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Dervishaj doli në një deklaratë urgjente për mediat, për të zbardhur atë çfarë kishte ndodhur në seancën në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me provat e reja që Kuvendi ka depozituar për të rrëzuar pretendimet e Presidencës.

Edmond Panariti e quan të gjithë këtë zbulim një skandal që duhet menjëherë të hetohet.

POSTIMI I PANARITIT:

“E rëndë, e pafalëshme, ndërhyrja dhe manipulimi i provave nëpërmjet falsifikimit të dokumentave nga Kuvendi, drejtuar Gjykatës Kushtetuese në ngarkim të Presidentit të Republikës.

Një turp dhe skandal!

Hetim i menjëhershëm i këtij manipulimi të zbuluar dhe denoncuar nga këshilltari ligjor i Presidentit!

Menjëherë, pa vonesë!

Kjo është, “vula” e dështimit të këtij procesi farsë, që nisi dhe bitisi, si i tillë.”, ka shkruar Panariti.

Lexo lajme interesante

You may also like