Shpërblehet puna e Lionel Scalonit, trajneri rinovon kontratën me Argjentinën

by admin
Spread the love

Puna e mirë që Lionel Scaloni ka bërë me Argjentinën nuk ka kaluar pa u vlerësuar edhe nga drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit. Këta të fundit janë të lumtur nga puna e bërë prej teknikut dhe i kanë rinovuar kontratën.

Këtë gjë e ka zyrtarizuar vetë presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia. Lionel Scaloni ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026.

Kontrata e tij skadon pikërisht pas Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2026. Që kur ka marrë drejtimin e Argjentinës, Scaloni ka arritur rezultate të kënaqshme duke nxjerrë nga periudha e errët që kombëtarja ishte duke kaluar. /oversport.tv

Foto: AFA – Selección Argentina, Facebook

You may also like