Shpallet fituesi, kush është kreu i ri i PD në degën nr.13 në Tiranë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për kryetarin e PD në degën nr.13 në Tiranë, ku sipas një njoftimi të bërë nga Komisionit të Rithemelimit, bëhet e ditur se pas përfundimit të procesit të numërimit fitues për degën nr.13 në Tiranë është shpallur Arsen Valisi me 61% të votave.

Njoftimi:

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD dega 13 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 13 Tiranë u shpall Arsen Valisi me 61% të votave”, thuhet në njoftim.

You may also like