Shorti për çerekfinalen e Ligës së Konferencës, Fiorentina dhe West Ham me fat – Shqip

by admin
Spread the love

Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti për fazën çerekfinale të garës së tretë evropiane për klube, Ligës së Konferencës

Skuadra italiane Fiorentina dhe ajo angleze West Ham United janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë garë.

West Ham United në këtë fazë të garave do të përballet me skuadrën belge Gent, derisa Fiorentina me polakët e Lech Poznan.

Duel tejet interesant është edhe ai i Az Alkmaar dhe Anderlecht, derisa përballja e fundit është Nice – Basel.

Fituesi i çerekfinales mes Lech Poznan dhe Fiorentina takohen në gjysmëfinale me fituesin Basel – Nice, derisa fituesin e duelit Gent – West Ham në gjysmëfinale takohen me fituesin e duelit Anderlecht – AZ Alkmaar.

Përballjet çerekfinale në Ligën e Konferencës:

Lech Poznan – Fiorentina

Gent – West Ham

Az Alkmaar – Anderlecht

Nice – Basel

You may also like