Shorti i fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

by admin
Spread the love

Tashmë ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe skuadrat mezi presin të mësojnë kundërshtarët për në atë të eliminimit direkt.

Gara më e madhe në Evropë për klube natyrisht se është më e dashura për klubet, lojtarët dhe tifozët, andaj vit pas viti përcillet me emocion.

Chelsea është aktualisht kampion në fuqi, derisa forma e tyre në këtë edicion ka qenë e luhatshme dhe mbetet të shihet se sa larg mund të shkojnë në këtë sezon.

Kur do të hidhet shorti i 1/16 të Ligës së Kampionëve?

Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, të hënën më 13 dhjetor. Ceremonia fillon në orën 12:00 (sipas kohës tonë lokale).

Ku mund ta shikoj shortin e  Ligës së Kampionëve?

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për çdo ecuri të shortit dhe përballjet që caktohen në kohë reale.

Cilat skuadra janë në shortin e 1/16 të Ligës së Kampionëve?

Shorti paraqet 16 skuadrat që kaluan nga faza e grupeve; fituesit e grupeve janë të ndara dhe ato skuadra që përfunduan në vendin e dytë janë po ashtu të ndara:

Fituesit e konfirmuar të grupit:

Ajax (Holandë)

Bayern (Gjermani)

Juventus (Itali)

Liverpool (Angli)

LOSC Lille (Francë)

Manchester City (Angli)

Manchester United (Angli)

Real Madrid (Spanjë)

Skuadrat që përfunduan në vendin e dytë:

Atletico (Spanjë)

Benfica (Portugali)

Chelsea (Angli)

Inter (Itali)

Paris Saint-Germain (Francë)

Salzburg (Austri)

Sporting CP (Portugali)

Villarreal (Spanjë)

A mund të përballen skuadrat nga i njëjti vend në 1/16 e Ligës së Kampionëve?

Asnjë ekip nuk mund të përballet me një ekip tjetër nga i njëjti vend. Klubet nuk mund të përballen me kundërshtarët që u takuan gjatë fazës së grupeve.

A luhet kjo fazë e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje?

Përballjet zhvillohen me dy ndeshje, me ndeshjet e para në shtëpi në ndeshjet e dyta si mysafir.

Kur zhvillohet raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve?

Ndeshjet e para janë planifikuar për 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8/9/15/16 mars.

Shorti për çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale është të premten më 18 mars.

Çfarë ndryshimesh ka këtë sezon?

I ashtuquajturi rregulli i golave ​​si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që mesin me barazim pas 180 minutave do të shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave ​​që çdo ekip ka shënuar në shtëpi dhe jashtë. Nëse skuadrat ende nuk mund të shënojnë gola pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkon në penallti.

Ku luhet finalja?

Gazprom Arena e Shën Petersburgut do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22, me ndeshjen e planifikuar për 28 maj 2022. /Telegrafi/

You may also like