Shorti i Europa dhe Conference League, skuadrat zbulojnë sot kundërshtarët

by admin
Spread the love

Sot do të hidhet shorti i 1/8 të finaleve për Europa League dhe Conference League. Në orën 12:00 në Nyon mund të ndiqni Live në faqen zyrtare të Uefas ceremoninë e shortit për Europa League dhe më pas në orën 13:00 atë të Conference League. Ndeshjet do të luhen më 10 dhe 17 mars, për të zbuluar më pas edhe pjesëmarrësit në fazat e tjera, ndërsa Porto dhe Betis do të bëjnë përjashtim nga kjo datë pasi do të ndeshen më datën 9 mars.

Për sa i përket skuadrave ato do të ndahen sërish në koka grupesh dhe jo koka grupesh. Në grupin e parë do të përfshihen Crvena Zvezda, Eintracht Frankfurt, Galatasaray, Bayer Leverkusen, Lyon , Monaco, Spartak Moscow, West Ham.

Në grupin e dytë do të jenë Atalanta, Barcelona, Betis, Sevilla, Leipzig, Porto, Rangers, Braga. Për rrjedhojë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës apo Atalantës do të vijnë vetëm nga grupi i parë.

E njëjta filozofi do të ndiqet edhe në shortin e Conference League. AZ Alkmaar, Basel, Copenhagen, Feyenoord, Gent , LASK, Rennes dhe Roma janë koka grupi.

Nga ana tjetër, këto skuadra do të mund të ndeshen me ekipet që nuk janë koka grupi si Bodo/Glimt, PSV, Partizan, Marseille, Leicester, PAOK, Slavia Prague, Vitesse. Ekipet e të njëjtit shtet nuk mund të ndeshen me njëri-tjetrin në këtë fazë. /oversport.tv

 

You may also like