Shorti i Conference League, Lala përball Romën me Vitesse, Leicester kundër Rennes

by admin
Spread the love

Rruga drejt Tiranës është ende e gjatë, por në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Conference League për fazën e 1/8 të finales. Kështu goglat kanë rezervuar sfida interesante me shumë ekipe që pretendojnë të jenë në “Air Albania” më datën 25 maj.

Altin Lala ishte i ftuari special i këtij shorteu për të përcaktuar çiftet dhe goglat e hapura prej tij i rezervuan Romës një sfidë kundër holandezëve të Vittese. Ndërkohë që anglezët e Leicester do të ndeshen kundër Rennes.

Marseille do ndeshet në këtë fazë kundër Baselit për një vend në fazën tjetër. Paoku i Enea Mihaj do të ketë përballë belgët e Gent, ndërsa PSV “peshkoi”, Copenhagenin.

Surpriza Bodo/Glimt do të ndeshet kundër holandezëve të AZ Alkmaar, ndërsa rivalët e tyre në kampionat Feyenoord do të kenë përballë serbët e Partizanit të Beogradit. Slavia Praga ndërkohë do të ndeshet kundër LASK. /oversport.tv

Foto: UEFA Conference League Twitter

You may also like