Shoqja e Einxhel demanton Donaldin, publikon fotografitë e aksidentit: Unë kam qenë dëshmitare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas debatit të ashpër me Donaldin gjatë transmetimit live kishte reagime të shumta.

E ftuar në programin “Shqipëria live” shoqja e Einxhel ka dhënë detaje tjera për aksidentin.

Ajo tregoi se ka qenë me të kur është aksidentuar dhe gjithçka çka ka ndodhur atë ditë është e vërtetë ashtu siç ka thënë Einxhel të martën.

Mikesha e banores së “Big Brothe VIP” tha se atë ditë kanë ngecur në trafik dhe goditja që kanë pasur në makinë nuk ka qenë edhe aq e lehtë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se Einxhelit iu kishte nxirë syri nga goditja dhe si shkak i nxirjes nuk ka shkuar në punë sepse nuk ka pasur se si të dal në ekran.

Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe fotografitë nga ekspertiza e policisë, ndërkohë shoqja e Einxhel shton se kishte nisur të ndjehej në faj sepse ishte me të në makinë dhe ajo ishte duke drejtuar makinën.

Ndërsa kur bëhet fjalë për binjakët, Donaldin dhe Romeon, mikja e Einxhel deklaron se ata nuk i ishin përgjigjur pasi ajo iu tregoi se është aksidentuar.


You may also like