Shoqërohet në polici personi që rrahu vajzën e mitur në Tauk Bahçe

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arritur që ta identifikoj dhe shoqëroj në stacion personin i cili dje në pamje të publikuara në media shihej duke e rrahur një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimi, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

 

You may also like