Shoqëria civile kërkon që reformat të përshpejtohen: Rruga drejt BE-së varet nga vullneti politik i Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti EPIK dhe Komisioni për Integrim kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: “Raporti i BE-së për Kosovën”. Gjatë këtij takimi u theksua se gjithçka varet nga serioziteti i Kosovës për të përshpejtuar reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Demush Shala nga Instituti EPIK ka thënë se varet edhe nga vullneti politik për të pasur rezultate në këtë drejtim.

“Nëse na nevojiten 38 vote për të qenë anëtarë të BE së
me kaq pak vullnet politik imagjinojeni sa shpejt mund të shkojmë nëse kemi
vullnet politik. Gjithçka varet nga ne. Nëse jemi serioz këto reforma do të
përshpejtohen. Në kuadër të kapitujve që janë të rëndësisë më të veçantë për
qytetarët Kosova është e fundit në Ballkan. Gjendja alarmante në ato fusha nuk
i pengon askujt në BE por na pengon neve këtu”, tha ai.

Shasha, gjatë prezantimit të gjeturave kryesore tha se Kosova
qëndron e përgatitur në fushën e doganave, shërbimet financiare dhe në lëvizjen
e punëtorëve.

“Trendi i reformave në të gjithë kapitujt, ajo çfarë
shihni është se nuk ka ndryshim, pra vetëm në dy fusha kam pasur progres në
fushën e prokurimit publik dhe politikave të konkurrencës. Fushat ku Kosova është
më e përgatitur janë fushat e doganave, shërbimet financiare, politikat
industriale dhe lëvizja e lira e punëtorëve. Kapitujt në të cilët Kosova nuk është
e përgatitu janë mjedisi, shëndetësia, shkenca dhe arsimi, sundim i
ligjit”.

“Gjithçka varet nga ne nëse jemi serioz reformat do
të përshpejtohen”.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat
Miftaraj, tha se Qeveria ka probleme serioze në planifikim dhe në ndarjen e
prioriteteve.

Miftaraj ka kritikuar qeverinë për deklaratat politike
kundrejt sistemit të drejtësisë.

“Gabimi kryesor që qeveria ka bërë ka qenë se nuk i ka nda prioritetet. Qeveria ka paraparë 192 ligje të miratohen deri në fund të vitit por janë miratuar vetëm 19 prej tyre dhe në planifikim keni probleme serioze. IKD ka iniciuar idenë për Vetting, dhe VV-ja prej raporteve të IKD e ka bërë program, por kemi treguar se Vetting duhet të bëhet në një ambient miqësor dhe nuk guxoni me deklarata politike me sulmua sistemit e drejtësisë”.

You may also like