Shoqata gjermane e automobilave parashikon rënie të dërgesave të automjeteve në SHBA dhe Europë

by admin
Spread the love

Shoqata gjermane e automobilave VDA rishikoi të enjten parashikimet për tregun e makinave në SHBA dhe Europë, duke theksuar si shkak inflacionin, normat e interesit dhe vijimin e problemeve në zinxhirin e furnizimit.

Shoqata ndryshoi parashikimet për dërgesat e automjeteve në SHBA, duke parashikuar tkurrje me 7% këtë vit, krahasuar me parashikimin e mëparshëm për një rënie 1%.

Në Europë ajo deklaroi se parashikon tkurrje të dërgesave me 4% krahasuar me parashikimin e mëparshëm pa ndryshime.

Në të kundërt, në Kinë, ku rimëkëmbja nga kufizimet për shkak të pandemisë po vijon më shpejt se sa pritej, shoqata parashikon rritje 9% krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 3%.

Në nivel global, shoqata vijon të parashikojë se nuk do të ketë ndryshime krahasuar me dërgesat e vitit të kaluar, të cilat arritën në 71.4 milionë automjete – ende 9.2 milionë nën prodhimin e industrisë në vitin 2019 para pandemisë.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Lexo lajme interesante

You may also like